Rreth 100 emigrantë janë shpëtuar sot jo shumë larg bregut të Calais në veri të Francës, në përpjekje për të kaluar Kanalin Anglez.
Lajmi është bërë i ditur nga autoritetet franceze, transmeton portal arbresh.info
Presidenti francez, Emmanuel Macron ka deklaruar se ka rrezik që një valë e re e emigrantëve nga Afganistani të godasë Europën, megjithatë për emigrantët e shpëtuar nuk janë dhënë detaje se prej nga e kanë origjinën, raporton Reuters.
Ministrat e brendshëm të BE-së po kërkojnë një samit special për refugjatët nga Afganistani, dhe tani për tani, vetëm ata që janë veçanërisht në rrezik për shkak të bashkëpunimit me vendet perëndimore duhet të pranohen./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...