Evakuimet e popullatës afgane kanë vazhduar edhe këtë të shtune në aeroportin e Kabulit.
Me anë të një paralajmërimi të ri të sigurisë, Ambasada Amerikane u tha qytetarëve që të mos udhëtojnë në aeroportin e Kabulit pa “udhëzime individuale nga një përfaqësues i qeverisë amerikane”, duke përmendur kështu kërcënimet e mundshme të sigurisë që mund të vijnë nga jashtë.
Por, siç raporton Associated Press, disa fluturime nuk ishin të plota sa i përket numrit të udhëtarëve për shkak të kaosit të krijuar në aeroportin e Kabulit dhe pikave të kontrollit të talibanëve.
Të premten, një fluturim gjerman evakuoi 172 persona, por që dy fluturime pasuese arritën që të bartin vetëm shtatë dhe tetë persona, transmeton Klankosova.tv.
Kurse, Emiratet e Bashkuara Araba, bënë të ditur se do të strehojnë deri në 5 mijë afganë, para nisjes së tyre në vende të tjera.
Hoti: Serbia nuk dëshiron zbatimin e deklaratës për të zhduk...
Haradinaj beson në lirimin e bashkëluftëtarëve që po gjykohe...
Një bullgar i akuzuar për spiunazh për Rusinë “kishte diskut...
Xheneta ngacmon Drilonin teksa pastronte në kuzhinë, pastaj ...
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...