Google ADS

Gazetarja e CNN-it largohet me 300 afganë nga Kabuli

16:31 | 21 Gusht 2021
S D

Gazetarja e vlerësuar me çmime e CNN-it, Clarissa Ward u largua nga Afganistani pas disa ditësh raportimi nga rrugët e Kabulit teksa Talebanët tashmë kanë marrë pushtetin në atë vend.

Ward njoftoi në Twitter rreth orës 4.25 të shtunën në mëngjes se kishte zbritur në Doha me ekipin e saj dhe rreth 300 refugjatë nga Afganistani.

“Shumë falënderime për të gjithë kujdesin dhe mbështetjen e tyre Forcës Ajrore Amerikane, e cila na transportoi, dhe Katarin, që na priti. Ne jemi shumë të lumtur”, shkroi Ward në Twitter.

Gazetarja raportoi për Talebanët dhe kishte situata më të tensionuara me anëtarët e atij grupi në Kabul, kujton The Hill. Një luftëtar i Talebanit gati sa nuk e kishte goditur gazetaren amerikane.

“Njerëzit thanë, “Kjo grua është sy e patrembur”, por unë me të vërtetë ju them se jo. Unë isha shumë e frikësuar dhe nuk më pëlqen të jem aty ku plumbat fluturojnë… Unë dridhem sa herë që dëgjoj një të shtënë. Unë i urrej të shtënat si të gjithë të tjerët”, tha Ward në një intervistë për The Hill

Shumë gazetarë u larguan nga vendi në fillim të kësaj jave, ndërsa evakuimi i mijëra të huajve dhe afganëve që bashkëpunuan me faktorin ndërkombëtar vazhdon në aeroportin në Kabul.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme