Xhuljano Bullari u gjet i vrarë mëngjesin e sotëm në afërsi të fshatit Babicsë në Vlorë. Ai ishte qëlluar me një plumb në kokë dhe është gjetur pa shenja jetë në një makinë tip “Fiat”, me targa të Tiranës.
Familjarët e tij e kanë marrë vesh nga mediat lajmin për vrasjen e Xhulianos.
Në rrjetet sociale është publikuar një video prekëse, teksa gazetari i TV Syri raporton live nga stacioni i policisë për vdekjen e 25 vjeçarit. Në momentin kur ai konfirmon emrin e tij, prapa shpinës i afrohet një person që dëgjon me vëmendje.
Ai rezultoi të jetë babai i 25 vjeçarit, i cili në atë moment e kuptoi se djali i ka ndërruar jetë dhe reagimi i tij ishte mjaft prekës.
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...