Google ADS

Kryetari i PDK-së kujton Bajram Rexhepin: Jeta e tij ishte me sfida, beteja e fitore për Kosovën

11:27 | 21 Gusht 2021
L G

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kujtuar në përvjetorin e katërt të vdekjes, ish-kryeministrin dhe zyrtarin e lartë të PDK-së, Bajram Rexhepin.

Krasniqi ka shkruar në faqen e tij në Facebook se jeta e Bajram Rexhepit ishte një tregim i jashtëzakonshëm, plot sfida, beteja e fitore.

“Në momentet më të vështira për njerëzit e Kosovës, ai ishte aty, çdo herë. Në luftë për të shëruar plagët, në paqe për të ndërtuar shtetin. Gjithmonë i guximshëm dhe i drejtë. Zë i arsyes që nuk i ikte përgjegjësisë, ka shkruar Krasniqi./arbresh.info/

Postimi i plotë i kreut të PDK-së, Memli Krasniqi:

Jeta e Bajram Rexhepit ishte një tregim i jashtëzakonshëm, plot sfida, beteja e fitore.

Në momentet më të vështira për njerëzit e Kosovës, ai ishte aty, çdo herë. Në luftë për të shëruar plagët, në paqe për të ndërtuar shtetin. Gjithmonë i guximshëm dhe i drejtë. Zë i arsyes që nuk i ikte përgjegjësisë.

Sot, në përvjetorin e shkuarjes së tij në amshim, e kujtojmë me respekt për humanizmin e tij, për kolegialitetin e pashoq dhe për punën e përkushtimin e madh për qytetarët dhe vendin tonë.

Të ngjashme