Google ADS

Mozzik merr edhe dozën e dytë të vaksinës

10:47 | 21 Gusht 2021
A. B.

Ai është ndër rep-artistët që për momentin është më në zë në estradën shqiptare.

Fjala është për Mozzik, i cili gjatë muajve të fundit ka sjell projekte dhe bashkëpunime të ndryshme në treg, shkruan portali arbresh.info

Ai së fundi është vaksinuar edhe me dozën e dytë të vaksinës anti-covid.

Në një fotografi të publikuar në InstaStory, reperi ka shfaqur momentin e marrjes së injeksionit, teksa në mbishkrimin e saj, i ka ftuar fansat e tij që të veprojnë njëjtë.

“Unë u vaksinova me dozën e dytë, vaksinohuni”, ka shkruar Mozzik.

Ndryshe, Mozzik e ka marrë vaksinën kundër coronavirusit në qytetin e tij të lindjes, në Ferizaj. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme