Google ADS

Forca anti-Taleban rimarrin tre distrikte veriore në Afganistan

10:31 | 21 Gusht 2021
A. B.

Luftëtarë opozitarë, besnikë ndaj qeverisë së përmbysur të Afganistanit rimorën të premten tre rrethe veriore nga talebanët, vetëm disa ditë pasi grupi islamik rivendosi kontrollin e tij mbi pjesën më të madhe të vendit.

Llogaritë pro-talebanëve në median sociale konfirmuan përmbysjen ushtarake në provincën Baghlan në veri. Ata thanë se të paktën 15 luftëtarë Talebanë u vranë dhe 15 të tjerë u plagosën në atë që e përshkruan si tradhti të amnistisë së shpallur për anëtarët e ish-qeverisë afgane.

Abdul Hamid, komandant lokal i asaj që u përshkrua si një kryengritje kundër Talebanëve, tha në një video-mesazh nga Andrabi, një nga rrethet e sapo-marra, se forcat e tij po përparonin drejt një rrethi tjetër aty pranë, duke u zotuar të kapte të gjithë Baghlanin.

Njoftohet se Talebanët kanë dërguar forcat e tyre në Andrab për të organizuar një kundërsulm.

Zëri i Amerikës kërkoi por nuk ka marrë reagim nga zëdhënësi i Talebanëve, Zabihullah Mujahid, për këtë kundërsulm, i pari i ndërmarrë zyrtarisht që kur grupi ekstremist mori kontrollin e kryeqytetit, Kabul, të dielën.

Sulmi i së premtes erdhi vetëm disa ditë pasi Amrullah Saleh, i cili shërbeu si zëvendësi i parë i Presidentit të arratisur Ashraf Ghani, u zotua se do të organizonte një rezistencë të fortë ndaj Talebanëve nga provinca e tij e Panshirit.

Saleh është vetë-shpallur president i përkohshëm, duke cituar kushtetutën afgane, pasi Ghani u largua nga vendi të dielën dhe iu ofrua azil nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ish-nënpresidenti pretendoi se po vepronte jashtë Panshirit me mbështetjen e Ahmed Masudit, djalit të komandantit të vrarë afgan Ahmed Shah Masud, i cili mbrojti me sukses krahinën dhe zona të tjera në Afganistan gjatë qeverisë së mëparshme Talebane nga 1996 deri në 2001.

Ndërkohë, udhëheqësit Talebanë kanë zhvilluar bisedime me ish-rivalët afganë në Kabul me premtimin se po përpiqen të formojnë një “qeveri gjithëpërfshirëse islamike” për të drejtuar vendin e shkatërruar nga konfliktet.

Shtetet e Bashkuara dhe pjesa tjetër e bashkësisë ndërkombëtare i kanë paralajmëruar Talebanët se në qoftë se nuk përpiqen për një qeverisje gjithëpërfshirëse, vetëm do të zgjasin luftën civile në Afganistan dhe se vendet e tjera nuk do ta njohin një qeveri të tillë.

Talebanët janë zotuar për një qeverisje ndryshe nga ajo e ndjekur kur ishin në pushtet 1996-2001, duke premtuar se do të respektojnë të drejtat e grave dhe do t’u lejojnë atyre të punojnë dhe të arsimohen në përputhje me Sheriatin.Lufto aknet dhe problematikat e lëkurës me LAVA SOAP – sapun 100% organik!

Mos u ndjej më në siklet para pushimeve, elemino celulitin në vetëm 10 ditë.

Por aktivistë për të drejtat e njeriut dhe të tjerë njoftojnë se luftëtarë Talebanë po u vijnë nëpër banesa dhe i frikësojnë. Disa prezantuese televizive kanë thënë se televizioni shtetëror i ka hequr pa shpjegime nga transmetimet në ekran.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme