Me një stil perfekt është kthyer në publik: Melania Trump shëtiti vetëm në Nju Jork dhe i kënaqi të gjithë!

09:10 | 21 Gusht 2021
L G

Që kur u largua nga Shtëpia e Bardhë, në janar, Melania Trump është zhdukur “nga sytë” e paparacëve, si dhe ka qëndruar jashtë syve të pjesës tjetër të botës

Sidoqoftë, revista “People” e gjurmoi atë. Ish-zonja e parë dhe djali i saj Baron po e kalojnë verën në Nju Jork, raportoi një burim i afërt me gazetën, përcjell Telegrafi.

Arsyeja është praktike – Donald Trump ka disa punë për të bërë në Manhattan, kështu që gjatë asaj kohe familja po qëndron midis kullës “Trump”, një rrokaqiell 58-katesh në Avenynë e Pestë dhe në rezidencën Bedminster, New Jersey, ku ata zotërojnë fusha golfi.

Ndryshe nga gruaja e parë e Donaldit, Ivana, Melania nuk i ndjek hapat e burrit të saj. Ajo shpesh udhëton vetëm në Amerikë, madje edhe jashtë saj, pa bujën e madhe mediatike që nuk i pëlqeu as kur Trump ishte në krye të shtetit.

Sipas qarqeve mirë të informuara, i përshtatet atij në mënyrë të përsosur për sa kohë që ajo është e lumtur dhe e kënaqur. Kështu shëtiti nëpër Nju-Jork këto ditë pa të. Si gjithmonë, në një stil të përkryer…

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme