Messi dhe Neymar vijojnë të qëndrojnë jashtë skuadrës, por yjet e PSG-së nuk mbarojnë kurrë dhe janë gjithmonë aty për të marrë për dore skuadrën drejt një tjetër fitoreje në kampionat.
Java e tretë e kampionatit francez startoi pikërisht me transfertën e kryeqytetasve ndaj Brestit, aty ku skuadra e drejtuar nga Manuel Pochettino dominoi në të gjithë aspektet dhe ia doli të marrë tre pikë me mjaft vlera.
Sfida u zhbllokua në minutën e 23-të, kur pas një kombinimi të lojtarëve të PSG-së, ishte Ander Herrera që lëshoi një të djathtë nga distanca dhe topi u devijua nga portieri vendas e shtylla, para se të ndalej në rrjetë.
Në minutën e 36’, një mbrojtës i Brest ndali tentativën e Wijnaldum brenda zonës, por topi i mbetur aty, u gjuajt me kokë nga Mbappe dhe përfundoi për herë të dytë në rrjetën e portës së mbrojtur nga Bizot.
Sulmuesi francez festoi gjatë, si të donte të thoshte se është i lumtur në Paris, pavarësisht zërave të merkatos, ndërsa vlen të theksohet se ky ishte goli i parë i shënuar me kokë nga Mbappe, që prej 2017-ës.
Nga ana tjetër Brest, që e kishte shumë të vështirë të organizohej në sulm, ia doli të shënojë në një nga daljet e pakta, pasi portieri Keilor Navas nuk mundi të bëjë asgjë për të ndalur gjuajtjen e sulmuesit 25-vjeçar Franck Honorat.
Në minutën e 73-të ishte Idriz Gueye, që lëshoi një “silurë” nga distanca dhe mposhti për herë të tretë portierin Bizot, por kur dukej se ndeshja kishte përfunduar, Bresti u zgjua dhe “vuri përpara” skuadrën e PSG-së.
Fillimisht ishte Keilor Navas që shpëtoi portën, ndërsa më pas traversa ndali tentativën e vendasve, që gjithsesi ia dolën të rihapin takimin me Mounie në minutën e 85-të dhe madje iu afruan edhe golit të barazimit në 2-3 momente.
Por pikërisht në minutat më të mira për Brestin, një kundërsulm i shpejtë me protagonistë Di Marian e Hakimin, bëri që argjentinasi të shënojë golin e katërt dhe të vulosë suksesin e PSG-së, që fluturon në krye me 9 pikë të plota pas tre javëve të para.
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua