Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka thënë se nuk është hera e parë që siguria e vendit po provokohet në muajt e fundit.
Sipas saj, një provokim i tillë ka ndodhur me liturgjinë në kishën brenda Kampusit të Universitet të Prishtinës, hyrje-daljet në kufijtë e Kosovës dhe siç tha ajo siguria e Kosovës po provokohet edhe nga një grup kriminal i quajtur “Mjekroshët” e që sipas saj operon tash e një kohë të gjatë në veri të vendit.
“Qeveria e Kosovës e ka kuptuar tashmë faktin se është lehtë të flitet nga korneri, por kur është në mes të fushës ka heshtur dhe nuk po do të merret me problemet që po na paraqiten çdo ditë”.
“E pamë dje se është mbajtur një koncert në veri të vendit nga një bend çetnik që ka provokuar shumë rëndë qytetarin dhe shtetësinë e Kosovës dhe këtu nuk duhet shpikur asgjë por vetëm të zbatohen ligjet e Kosovës për përdorimin e gjuhës fyese dhe të mos i lejohet hyrja atij bendi”, ka thënë Musliu në “Edicioni Special” në Klan Kosova.
Sa i përket çështjes se a duhet të shkarkohet ministri për Kthim dhe Komunitete Goran Rakiq për pjesëmarrjen e tij në përurimin e gurë themelit të Universitetit në Veri të Mitrovicës, Musliu tha se kryeministri Kurti do duhej të merrte masa ndaj çdo ministri të kabinetit të tij i cili merr pjesë në takime të tilla që bijën në kundërshtim me interesat e shtetit të Kosovës.
“Tanimë, Albin Kurti ka shkelur çdo parim e premtim të tij. Nuk ka mbetur asgjë nga Albini i kaluar, është bërë një Albin krejt tjetër sepse sikur ai të respektonte parimet e tij, tashmë do ta shkarkonte ministrin në fjalë”, është shprehur Musliu.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...