Google ADS

Policia bastisë dy shtëpi në Prekaz, sekuestron tri armë

22:26 | 20 Gusht 2021
S D

Mbi bazën e informacionit dhe dyshimeve të arsyeshme për posedim ilegal të armëve, Policia në Skenderaj, në orët e mbrëmjes së sotme ka realizuar një bastisje.

Bastisja është realizuar në bazë të urdhëreses të lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë dega në Skenderaj, me ç ‘rast si rezultat i bastisjes së realizuar në dy lokacione – shtëpi, në fshatin Prekaz i Epërm, janë gjetur dhe janë sekuestruar tri armë, një pushkë automatike dhe dy pistoleta.

Policia në një njoftim për media ka bërë të ditur se në cilësi të të dyshuarve për posedim ilegal të armëve janë intervistuar dy persona të dyshuar, ndërsa pas procedurave të intervistimit dy të dyshuarit janë liruar për procedurë të rregullt.

Ndaj tyre është iniciuar rast për veprën penale ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës’./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme