PSG me shumë mungesa luan ndaj Brest – formacionet zyrtare

20:20 | 20 Gusht 2021
L G

Paris Saint Germain do të luajnë në udhëtim te Bresti në kuadër të xhiros së tretë në Ligue 1.

Gjiganti francez e ka nisur për mrekulli edicionin e ri, pasi ka marrë dy fitore në dy ndeshjet e para.

Ndërkohë vendasit ende nuk kanë fituar, por as nuk kanë humbur këtë edicion, pasi në dy takimet e para kanë barazuar.

Pritet të jetë një ndeshje shumë interesante, ku mysafirët kanë mungesa të mëdha.

Lionel Messi, Sergio Ramos, Neymar e Juan Bernat mungojnë.

Ndërkohë nga minuta e parë në këtë takim starton portieri Keylor Navas, derisa italiani Gianluigi Donnarumma ndodhet në bankën rezervë.

Formacionet zyrtare:

Brest: Bizot, Gabriel, Chardonnet, Brassier, Uronen, Bellgebla, Mbock, Honorat, Faivre, Cardona, Mounie.

PSG: Navas, Hakimi, Kehrer, Kimpembe, Diallo, Guaye, Verratti, Herrera, Wijnaldum, Mbappe, Icardi. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme