Melissa Joan Hart ka kontraktuar sërish virusin, pavarësisht se është vaksinuar.
Aktorja amerikane zbuloi diagnozën përmes një postimi të ndarë të mërkurën në Instagram.
Në video, 45-vjeçarja tha se ka të ngjarë të ketë marrë virusin nga një prej fëmijëve të saj.
Ajo ndan tre djem me burrin Mark Wilkerson: Tucker McFadden, 8 vjeç, Braydon Hart, 13 vjeç dhe Mason Walter, 15.
“Unë jam e vaksinuar dhe jam infektuar me COVID -in dhe është shumë keq”, u tha ndjekësve të saj ylli i “Sabrina the Teenage Witch”.
“Po më rëndon në gjoks. Është e vështirë të marr frymë. Një nga fëmijët e mi, mendoj se e ka deri tani. Unë jam duke u lutur që fëmijët e tjerë të jenë mirë”.
Hart tha se ajo dhe familja e saj morën masa paraprake gjatë gjithë pandemisë, por ata u bënë më përtacë me lehtësimin e masave.
“Unë me të vërtetë shpresoj se burri im dhe të tjerët nuk do ta marrin atë, sepse nëse dikush duhet të dërgohet në spital, unë nuk mund të shkoj me ta”, shpjegoi ajo. “Unë jam thjesht e frikësuar, e trishtuar dhe e zhgënjyer në veten time dhe në disa nga udhëheqësit tanë.
Unë vetëm do të doja të kisha bërë më mirë, kështu që ju kërkoj nga ju që të bëni më mirë. Mbroni familjet tuaja. Mbroni fëmijët tuaj”.
View this post on Instagram
Vëllai i Madh e çon Edin direkt në nominim për sjelljet e kë...
Kosova me epërsi minimale pas pjesës së parë – Jashari...
Haradinaj përcjell ndeshjen Kosovë-Letoni: Të gjithë sonte m...
Hoti: Serbia po tenton ta bëjë një aneks të deklaratës për t...
Mevlan Shaba flet pas daljes nga Big Brother: Çdo gjë është ...
Kurti: Unë nuk mund të imponoj Asociacion të komunave në Rep...