Google ADS

Shtetasi gjerman plagoset pranë aeroportit në Kabul

15:07 | 20 Gusht 2021
A. B.

Një shtetas gjerman u qëllua me armë ndërsa po përpiqej të arrinte në aeroportin në Kabul.

Sipas një zëdhënëseje të qeverisë gjermane, civilët pritet të largohen nga Kabuli me aeroplan së shpejti.

“Atij iu dha kujdes mjekësor, jeta e tij nuk u rrezikua”, shtoi ajo.

Të shtënat janë dëshmi të tjera se ka një kaos në rritje rreth aeroportit në Kabul, raporton bbc, duke shtuar se ka qindra njerëz që po presin pran hyrjes në aeroport, të cilët po përpiqen të ikin nga Afganistani.

Agjencia gjermane DPA citon një mesazh nga ambasada që iu dërgua të gjithëve që po përpiqen të hipin në fluturimin e evakuimit. Ata paralajmërojnë për “konfuzion ekstrem dhe incidente të mundshme me armë zjarri në hyrje”.

“Qasja në aeroport aktualisht është e mundur, por hyrja mund të bllokohet pa paralajmërim, ndër të tjera sepse shumë njerëz po përpiqen të hyjnë dhe me familjet e tyre”, thuhej në paralajmërim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme