Është lojtar i Evertonit, por nuk e ka idenë se çfarë po ndodh në Everton.
James Rodriguez edhe këtë verë do të ndërrojë skuadër pasi Rafa Benitez nuk e do në ekip.
Kolumbiani, i cili ende nuk i është bashkuar skuadrës në stërvitje, në ‘twicht” e tij personal, tregoi se nuk është duke e shikuar Evertonin.
Madje, ia ka thënë; “Nuk e di se me kë do të luajë Evertoni, ju lutem a mund të më tregoni”.
Natyrisht se kjo ka irrituar klubin që e ka ende në pronësi, me shpresën se së shpejti do ta shesin.
James, nga një galaktik në vitin 2014 kur u ble nga Reali për 80 milionë euro, pesë vitet e fundit ka qenë vetëm hija e futbollistit të dikurshëm. /Gazeta Express/
Katari pezullon rolin ndërmjetësues për luftën në Gazë
Burimi planifikon që pas BBVK të punojë kamarier
PSG merr një fitore solide në udhëtim ndaj Angers
Las Vegasi mbulohet nga bora, qytetarët thonë se nuk kanë pa...
NATO i përgjigjet vendosjes së trupave të Koresë së Veriut n...
“T’ua humbim buxhetin djemve”, Gresa ia tregon planin Sarës