Google ADS

Berisha: Shtëpia e Behgjet Pacollit ishte ‘kështjellë’ ndërmjetësimi për inkurajimin e lidershipit

09:13 | 20 Gusht 2021
A. B.

Gazetari dhe analisti, Ridvan Berisha së fundi ka shkruar për Presidentin e AKR-së Behgjet Pacolli.

Berisha përmes një postimi në ‘facebook’ , ka thënë se Pacolli dhe partia e tij kanë qenë dorëlirë duke e çele derën për figura te ndryshme, shkruan portali arbresh.info

Tutje Berisha tha se “Baci” sot, ka fakte për t’ua heqë maskën disa prej tyre në politikë që na mbajnë moral për burra e gra të ndershme.

President Pacolli disa herë e tejkaloi veten duke e inkurajuar lidershipin që të merren vesh për tema nacionale, shtëpia e tij ishte ‘kështjelle’ ndërmjetësimi ndërsa inatlleku pamëshirshëm nuk po shmangej nga diskursi neveritës midis liderëve.

Postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:

Behgjet Pacolli dhe partia e tij kane qene dorëlirë duke e çele deren per figura te ndryshme. U rriten e u zhvilluan aty, qendruan te shminkuar e te mbajtur mire ne te gjitha aspektet ndersa po flirtonin me te tjera parti. Kete e dinte shume mire Baci por nuk u hakmerrej. Me thoshte disa here, eshte demokraci, por nuk ua fali po me mashtruan edhe njehere. Baci sot, ka besoj fakte per t’ua heqe masken disa prej tyre ne politike qe na mbajne moral per burra e gra te ndershme. President Pacolli disa here e tejkaloi veten duke e inkurajuar lidershipin qe te merren vesh per tema nacionale, shtepia e tij ishte ‘keshtjelle’ ndermjetesimi ndersa intatlleku pameshirmshem nuk po shmangej nga diskursi neverites midis lidereve. Per shkak te ketij roli, sot, Baci ne politike mendoj se, e ka sakrifikuar etablimin e tij te forte ne skenen politike duke sherbyer si faktor uniteti. Disa intervista i kam realizuar drejtperdrejte ne RTK me z. Pacolli. Çdo here ka diskutuar me shume per ekonomi, hapje te vendeve te punes, çeljen e kufijve me rajonin, etj etj. Perjashtojme ketu Pandemine boterore me Covid-19, sot, keto tema natyrisht se vazhdojne te jene brenge kolektive e shoqerise tone. Ku eshte sot, z. Pacolli ne skenen politike, i pavleresuar dhe i zhgenjyer, besoj se gjithsesi se po! Fol Bac! /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme