Google ADS

Berisha: Kjo qeveri e ka të pamundur ta përballojë diplomacinë

22:00 | 19 Gusht 2021
L G

Hisen Berisha nga PDK është shprehur shumë i ashpër ndaj qeverisë Kurti 2.

Berisha në emisionin Prime Time në Kanal10, ka thënë se qeveria Kurti e ka të pamundur ta përballoj diplomacinë.

“Jemi dëshmitar të një mega-mashtrimi virtual, i cili në hapat e kësaj qeverisje në proces veç po vërehet. Jemi dëshmitarë edhe të numrit të lajmëruar nga diaspora për votim me atë çfarë ishte mobilizimin e përparshëm, me pandeminë, me të gjitha masat që janë marrë, me heqjen e mbështetjes financiare për doktorët, infermierët, për administratën, policët, për FSK-në, që u tërhoq ligji i pagave të FSK-së, të gjitha këto probleme po tregojnë që kjo qeveri e ka të pamundur ta përballoj diplomacinë”, tha Berisha.

Ndryshe Hisen Berisha do të jetë deputet në kuvendin e Kosovës, pasi Uran Ismaili pritet të jap dorëheqje pas kandidimit të tij për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet e 17 tetorit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme