Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se në zgjedhjet e sivjetme partiake, më 14 mars, kur Lumirt Abdixhiku u zgjodh kryetar i LDK-së, ka ndodhur prerja lineare.
Haziri tha se më askush në parti nuk mund ta arsyetojë veten.
“Problemi është se frikacakët politikë, në cilindo kamp politikë që janë, ata i japin goditje të përditshme partisë duke dashur të ruajnë pashallëkun e tyre dhe interesin e vet të vogël politik dhe me fitu betejën e vogël në katundin e vet, ai i shkakton dhimbje të madhe partisë”, tha Haziri në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini.
Më tej ai tha se kjo është hera e dytë që LDK-së i ndodhë e njëjta situatë. I pyetur nga panelistët se kush janë ata që po i japin goditje LDK-së, Haziri nuk ka dashur të përmend emra ka treguar pse i hyri përsëri garës për të udhëhequr edhe një mandat me këtë qytet.
Ai ka thënë se ishte kërkesë e elektoratit dhe strukturave të partisë që ai të rikandidojë për herën e pestë për të parin e Gjilanit.
“Unë në momente të fundit kam vendosur të rikandidoj për një mandat të ri, duke e parë kërkesën qytetare përtej LDK-së dhe përtej partive dhe si përceptim i krijuar dhe kërkesë e krijuar nga takimet, kontaktet dhe angazhimet ditore më kanë bërë më të përgjegjshëm të mendoj dhe rimenduar një mundësi që t’i japim Gjilanit ndoshta pritjen më të madhe që e kanë pasur qytetarët, i cili lidhet me shumë programe sistemore të cilat janë të buxhetuara dhe të organizuara dhe pritet që të hyjnë në fazën e implementimit. Për t’i mbërri të gjitha këto objektiva dhe për të qenë një kujdestar politik i cili garanton më së miri më ka bërë që të zbuti qëndrimin dhe t’i hyjë garës. Sa herë që LDK ka kërkuar ndihmën time unë ia kam dhuruar”, tha ai në Debat Plus në RTV Dukagjini.
Ai ka thënë se ka përkrahur më herët Lumir Abdixhikun për kryetar të Prishtinës, por ka shtuar se zgjedhja e tij në krye të LDK-së ka ndryshuar gjërat dhe tanimë ai është i fokusuar në zhvillimin dhe avancimin e LDK-së.
Ukraina thotë se ka goditur një depo nafte dhe një stacion r...
Grafiti në “Car Lazar”, suspendohen gjashtë policisë për mos...
Aksidenti me fatalitet në Kaçanik, Policia jep detaje – ka r...
Kampusi i Kolegjit të Europës, Rama inspekton punimet
PDK dënon sulmin në Zveçan: Përpjekje e qartë për të frikësu...
Jep dorëheqje ministrja britanike e Transportit, kishte mash...