Trajneri i Paris Saint-Germain, Mauricio Pochettino ka folur për të ardhmen e sulmuesit shumë të përfolur, Kylian Mbappe.
Sulmuesi francez është në vitin e fundit të kontratës së tij me PSG-në, por ende nuk ka marrëveshje për rinovimin e saj.
E ardhmja e tij ka qenë shumë e përfolur, ndërsa së fundmi ka folur edhe trajneri i tij Pochettino.
“Mbappe po punon shumë mirë. E shoh atë të qëndrojë me ne këtë sezon”, ka thënë fillimisht trajneri argjentinas.
Argjentinasi tutje foli edhe për lidhjet e Mbappes me Real Madridin, lidhje të cilat i cilësoi thashetheme dhe e sheh atë të qëndroj te PSG.
“Ka shumë thashetheme, por ai është i qetë”.
“Ne duam që ai të qëndrojë këtu. Ai ka edhe një vit në kontratën e tij me ne”.
“Edhe nëse ai nuk rinovon, ai është ende një lojtar i PSG”, përfundoi Pochettino. /Telegrafi/
Faulli i pamatur i Matthijs De Ligt ndaj Schade e la yllin e...
Arrestohen dy persona për vjedhje të rëndë të një veture në ...
Ministri Vengu: Po e rijetësojmë industrinë ushtarake – në k...
“Mati 1” e “Bregu i Diellit” pa ujë shkaku i problemeve tekn...
Gjysma e amerikanëve drejt kutive të votimit/ Sondazhet komb...
Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: S’mendoj se jemi ...