Demokracia në Veprim ka reaguar pas publikimit të të dhënave personale për disa nga kandidatët për kryetar të komunave në zgjedhjet lokale.
Sipas DnV-së, publikimi i informacioneve konfidenciale për kandidatët gjatë procesit të certifikimit, para përmbylljes së tij përben shkelje të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe
Rregullës përkatëse zgjedhore.
Komunikata e plotë e DNV-së:
Rrjedhja e informacioneve konfidenciale për kandidatët gjatë procesit të certifikimit, para përmbylljes së tij përben shkelje të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe Rregullës përkatëse zgjedhore. Në nenin 30, respektivisht 8, përcaktohet qartazi se Zyra duhet t’i mbajë konfidenciale të gjitha të dhënat mbi kandidatët, deri sa të njëjtit nuk certifikohen nga KQZ-ja. Nxjerrja e këtyre informacioneve në publik, të cilat mund të jenë gjysmake apo të pasakta, mund të dëmtojë imazhin e kandidatëve dhe mund të ndikojë në perceptimin dhe orientimin politik të votuesve.
Prandaj Demokracia në Veprim (DnV) kërkon nga KQZ-ja por edhe nga subjektet politike të garantojnë sigurinë dhe konfidencialitetin e të dhënave deri në vendimin për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre, në mënyrë që këto të dhëna të mos keqpërdoren për përfitime politike apo për të dëmtuar kandidatë apo subjekte të caktuara.
Ndryshe gjatë ditës në medie janë publikuar të dhëna rreth kanidatit të LDK-së për Prishtinën, Përparim Rama, për të cilin u tha se ka aplikaur me letërnjoftim të UNMIK-ut. Këto pretendime janë demantuar nga LDK dhe vetë Rama./arbresh.info/
Çfarë nuk i pëlqeu Gjestit te Xheneta gjatë darkës?
Hapet tregu i gjelave të detit në Baldushk, Veliaj: Konsumon...
Pacolli uron festat e fundvitit: Gëzim dhe harmoni për të gj...
Murati: Do të përkrahim punëtorët e sektorit privat
Helikopteri godet ndërtesën e spitalit në Turqi, konfirmohen...
“Nuk ia ndjen hiç për mua”, Gjesti i acaruar me Xhenetën, te...