Shkodran Mustafi ka vendosur të rikthehet përfundimisht në futbollin italian.
Mbrojtësi shqiptar tani e dy muaj është pa skuadër dhe i lirë të nënshkruajë me ndonjërën nga ekipet e interesuara.
Pas largimit nga Schalke, Mustafi duket se do të rikthehet në elitën e futbollit italian, ku tani është në bisedime me Torinon.
Trajneri Juric është në kërkim të një mbrojtësi dhe palët janë shumë afër marrëveshjes.
Torino i ka ofruar Mustafit një kontratë tri vjeçare me shqiptarin që është bindur për tu rikthyer në Serie A, ku më parë ka luajtur për Sampdorian.
Te Torino, mbrojtësi shqiptar do të gjej bashkëkombësit e tij Mërgim Vojvoda, Etrit Berisha e Altin Kryeziu.
Interesim për Mustafin kishin shprehur edhe skuadra tjera si Genoa, Celta Vigo, Fiorentina e Levante, por pa gjetur një marrëveshje. /Telegrafi/
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...