Turqia është shprehur e gatshme dhe po vijon përgatitjet për të marrë në mbrojtje aeroportin e Kabulit në Afganistan i cili aktualisht është i rrezikuar nga Talebanët.
Lajmin e ka bërë të ditur BBC, e cila tha se presidenti Recep Tayip Erdogan ka shprehur gatishmëri për të marrë nën kontroll aeroportin e Kabulit.
Kjo sipas BBC, bëhet me qëllim që Turqia të bëhet “çelësi” për shtetet që duan të vendosin trupa diplomatike në Afganistan.
Momentalisht zyrtar të Turqisë janë në bisedime me zyrtarët e mbrojtjes amerikane për këtë çështje. Në një intervistë për një media turke, Erdogan tha se Turqia i qëndron vendimit të saj.
Kreu i shtetit turk shprehu gatishmërinë për të negociuar me talebanët për këtë çështje.
“Ne jemi të hapur për çdo bashkëpunim. Liderët e talebanëve janë të ndjeshëm ndaj marrëdhënieve diplomatike me Turqinë”, tha Erdogan.
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...