Google ADS

Murati: Mbi 10 milionë euro janë investuar në Bono të të Diasporës

11:14 | 19 Gusht 2021
Përparim Bublaku

Ministri i Financave dhe Transferve, Hekuran Murati ka njoftuar se 10.43 milionë euro janë investuar nga Bonot e Diasporës, duke thënë se është përmbyllur me proces emitimi i parë i investimeve.

“Dje ishte data e fundit për të investuar në emetimin e parë të Bonove të Diasporës. Ky emetim u përmbyll me sukses, duke arritur shumën totale prej mbi 10 milionë euro në emetimin e parë.

Mjetet nga Bonot e Diasporës ne do t’i përdorim për të mbështetur prodhuesit vendorë në kuadër të Masës 2.1 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, dhe që tani do ta përcjell propozim vendimin për mbledhjen e radhës së Qeverisë.

Më duhet t’i falënderoj të gjithë bashkatdhetarët për mbështetjen e vazhdueshme që i japin vendit, dhe për besimin në shtet. ❤️”, ka shkruar Murati./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme