Është rritur në mbi 250 mijë numri i personave që kanë humbur jetën nga COVID-19 në Meksikë e cila pas Brazilit është vendi më i prekur në mesin e vendeve të Amerikës Latine.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, me vdekjen e 940 personave në 24 orët e fundit, numri i viktimave nga COVID-19 në vend ka arritur në 250.469, ndërsa me 28.953 raste të reja numri i rasteve ka shkuar në 3.152.205.
Me 28.953 raste të reja ditore, në vend është regjistruar shifra më e lartë e rasteve të shënuara në një ditë që nga fillimi i pandemisë e deri më tani.
Ndërkohë bëhet e ditur se numri i të shëruarve në vend ka arritur në 2.470.033.
Për shkak të rritjes me shpejtësi të rasteve në javët e fundit në Meksikë, normat e kapaciteteve të kujdesit intensiv në disa rajone arritën në 90 për qind.
Deri më tani në fushatën e vaksinimit masiv në vend mbi 40 milionë njerëz kanë marrë dozën e parë dhe mbi 21 milionë dozën e dytë të vaksinës.
Sipas faqes së internetit “Worldometers” e cila përpilon të dhënat në lidhje me COVID-19, Meksika, popullsia e së cilës ka arritur mbi 126 milionë banorë, renditet “vendi i 15-të në botë ku janë shënuar më shumë raste”./AA/
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet
Roma i shpëton humbjes në momentet e fundit
Bretkosat mutante të Çernobilit po rishkruajnë historinë, çf...
Federata Evropiane e Gazetarëve pezullon llogarinë në platfo...