Vendosja e masës për të poseduar certifikatë vaksinimi për hyrje në objektet hotelerike dhe vende tjera, e ka rritur numrin e personave të vaksinuar. Deri dje janë rivaksinuar thuajse gjysmë milion persona.
Por, paralelisht me numrin e të vaksinuarve është rritur edhe numri i infektimeve të reja. Vetëm dje u regjistruan mbi një mijë raste të reja. Gjithashtu ka shënuar rritje numri i personave të vdekur.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se 10 përqind e personave që dje kanë dalë pozitiv, kanë qenë të vaksinuar. Gjithashtu 10 përqind e të hospitalizuarve kanë qenë të vaksinuar.
“Ajo që është inkurajuese është se nga numri i përgjithshëm i të vaksinuarve, që dje arriti në 600,000, shumë pak janë infektuar. Numri matet në promil 0.002, që do të thotë se problemi kryesor është në numrin e qytetarëve që nuk janë të vaksinuar. Ne nuk kemi aspak problem me ata që vaksinohen, edhe në vendet e tjera ata sëmuren, por rreziku i vdekjes është 20 herë më i ulët nëse dikush që vaksinohet sëmuret”, tha Filipçe.
Ndryshe, nga 1 shtatori, të gjithë turistët vendas dhe të huaj që dëshirojnë të hyjnë ose dalën nga RMV do të duhet të posedojnë certifikatë vaksinimi, test negativ PCR, ose vërtetim se janë shëruar nga COVID-19 (jo më të vjetër se 45 ditë)./Telegrafi/
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet