Fati i Afganistanit do të thotë që Perëndimi tani perceptohet si i dobët, thotë ministri britanik

09:56 | 19 Gusht 2021
Trina Galanxhi

Fati i Afganistanit pas një lufte 20-vjeçare të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara do të thotë se vendosmëria e Perëndimit tani perceptohet si e dobët nga kundërshtarët kryesorë si Rusia, tha të enjten sekretari britanik i mbrojtjes Ben Wallace.

Lufta në Afganistan ka marrë disa qindra mijëra jetë dhe ka kushtruar me triliona dollar, por talebanët tani janë kthyer në pushtet, dhe fuqitë kryesore të Perëndimit po përpiqen të evakuojnë diplomatët dhe stafin e tyre afgan nga aeroporti i Kabulit, shkruan Reuters, transmeton portal arbresh.info

“Ajo që nuk më pëlqen tani është se ne kemi hyrë në një rend të ri botëror, ku vendosmëria e Perëndimit perceptohet si e dobët nga kundërshtarët”, tha ai.

“Kjo është diçka për të cilën duhet të shqetësohemi të gjithë: nëse Perëndimi shihet se nuk ka vendosmëri dhe thyhet, atëherë kundërshtarët tanë si Rusia e konsiderojnë atë inkurajues,” tha Wallace për radion LBC.

Britania ka frikë nga kthimi i talebanëve dhe vakumi i lënë nga tërheqja kaotike e Perëndimit do të lejojë militantët nga al Kaeda të fitojnë një bazë në Afganistan, vetëm 20 vjet pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara.

“Në të gjithë botën, islamistët do e shohin këtë si fitore dhe do të frymëzojnë terroristët tjerë”, shtoi ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme