Sulmuesi i Tottenham, Harry Kane beson se Daniel Levy nuk po e mban fjalën që ia dha, pasi i kishte premtuar se do ta lejonte të largohej nga klubi në këtë verë.
The Telegraph shkruan se do të donte të largohej nga Tottenham, pasi Manchester City ka ende interesim për të nënshkruar me lojtarin e Anglisë.
Gazetari Fabrizio Romano shkruan se City po përgatit një ofertë tjetër për Kane, nëse qëndrimi i Tottenham ndaj sulmuesit ndryshon.
Sidoqoftë, The Telegraph pretendon se City në fakt tashmë ka bërë një ofertë me vlerë rekord prej 125 milionë funte për Kane – por kryetari i klubit Levy, nuk po të angazhohet për transferimin e lojtarit, madje edhe nuk pranon më thirrje që vijnë nga kampionët e Ligës Premier.
Kane në anën tjetër mendon se drejtuesi i Tottenham ka shkelur një premtim të bërë verën e kaluar.
Sipas The Telegraph, Kane beson se Levy nuk po mban fjalët që i ka dhënë sulmuesit në fundi të sezonit 2019/20.
Bazuar në këtë takimin, 28-vjeçarit iu dha fjala se do t’i lejohej largimi në fund të edicionit që sapo lamë pas.
Spurs përfunduan sezonin e fundit në vendin e shtatë dhe shkarkuan në mënyrë të çuditshme Jose Mourinhon vetëm disa ditë para finales së tyre të vetme të sezonit, të cilën e humbën nga Manchester City.
Kane tani ndjen se Levy po heq dorë nga një premtim që i kishte bërë rreth një vit më parë. /Telegrafi/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...