Situata e zjarrit në Majën e Rrunës, më konkretisht tek Laku i Thive vijon të jetë problematike. Komisioni i mbrojtjes Civile dhe Emergjencave në prefekturën e Kukësit bën të ditur se situata nuk është vënë nën kontroll pavarësisht ndërhyrjeve nga toka dhe nga ajri.
Po ashtu, bëhet e ditur se rreth orës 14 :42 është shfaqur një vatër tjetër zjarri në afërsi të lagjes Goskë, të fshatit Pistë në Njësinë Administrative Malzi ku edhe rrezikoheshin objekte banimi.
Për këtë arsye, forcat e mobilizuara në vatrën Maja e Rrunës u zhvendosën në këtë vatër zjarri për ta shmangur nga banesat. Në këtë zonë njoftohet edhe se është angazhuar edhe një helikopter.
Vatra mbetet problematike dhe nesër do të ndërhyhet sërish. Nga ana tjetër, vatra e zjarrit e rënë në një zonë pyjore afër lagjes Ahmataj fshati Nikoliq është izoluar plotësisht.
LDK sot mban Forumin e Rinisë
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...