Google ADS

Presidenti i Afganistanit u largua nga vendi me më shumë se 1 milionë dollarë

18:45 | 18 Gusht 2021
Trina Galanxhi

Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, i cili u largua nga vendi sapo Talebanët morrën pushtetin, besohet se ka udhëtuar drejt Emirateve të Bashkuara Arabe.

Sipas ambasadorit afgan në Taxhikistan, Ghani kishte me vete rreth 169 milionë dollarë në ditën kur është larguar nga vendi, transmeton portal arbresh.info

Ikja e tij është quajtur “qyqare”, ndërsa ambasadorit Mohammad Zahir Aghbar e ka cilësuar atë “tradhëtar të kombit”.

Ai njoftoi gjithashtu se ambasada synonte të njihte ish -zëvendësin e Ghanit Amrullah Saleh si presidentin në detyrë të Afganistanit.

Në një intervistë për BBC ai ka theksuar se “lufta nuk ka mbaruar”./arbresh.info/

Të ngjashme