Një zyrtar taliban tha sot se qytetarëve afganë u kërkohet të dorëzojnë armët dhe municionet lëvizjes ekstremiste islame, e cila ka marrë kontrollin e pothuajse të gjithë vendit dhe ka hyrë në kryeqytetin Kabul të dielën, 15 gusht.
Sipas tij, luftëtarët islamikë u urdhëruan nga udhëheqësit e tyre, të mos festonin marrjen e kontrollit të Afganistanit.
Ai premtoi se udhëheqësit talibanë do të shfaqen publikisht dhe se nuk do të fshihen më, ashtu si kur ka ndodhur në 20 vitet e fundit, ku ata jetonin ilegalisht.
“Me ritme të ngadalta dhe gradualisht, bota do të shohë të gjithë udhëheqësit tanë, nuk do të ketë asnjë ‘vello’ që të na fshehë”, tha zyrtari taliban, i cili foli në kushte anonimiteti, për Reuters.
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...