Një kamp afganësh do të ndërtohet në Lezhë.
Këtë lajm e ka bërë të ditur ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, e cila ishte sot në Qytetin Studenti për të parë kushtet ku do të strehohen përkohësisht afganët që pritet të vijnë këto ditë.
Në pritje të mbërritjes së avionit të parë me afganë në Shqipëri, ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, fillimisht inspektoi çadrat që janë vendosur në Komandën e Forcës Ajrore në Rinas.
Më pas, Xhaçka u zhvendos në godinat e Qytetit Studenti, ku refugjatët do të strehohen përkohësisht. Ata do të qëndrojnë aty deri në nisjen e sezonit të ri universitar, ndërsa më pas do të zhvendosen drejt Lezhës, në një kamp të posaçëm që do të ngrihet atje.
Shqipëria pranoi të strehojë përkohësisht shtetas afganë që po largohen nga vendi i tyre nga frika e hakmarrjes së talebanëve, të cilët kanë marrë kontrollin e shtetit atje.
Deri tani nuk duhet sa është numri i personave që do të strehohen në Shqipëri, por është thënë nga autoritetet shqiptare dhe amerikane se bëhet fjalë për persona që kanë bashkëpunuar me SHBA dhe vendet e NATO-s përgjatë viteve të fundit.
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...