Google ADS

Kompania e Avokatëve “ARBËRESH” shpall konkurs

13:37 | 18 Gusht 2021
Përparim Bublaku

Kompania e Avokatëve “ARBËRESH” shpall konkurs për pozitën:
Asistent/e Administrativ/e
Përgjegjësitë dhe detyrat:
– Përgjegjëse për kryerjen e detyrave të ndryshme administrative;
– Përgatitjen e kontratave të punës dhe aktvendimeve të ndryshme;
– Përgjegjëse për komunikim elektronik dhe informim në gjuhë shqipe dhe gjuhë angleze;
– Koordinon agjendën e takimeve të Drejtorit;
– Porositë për materialin shpenzues të zyrës;
– Koordinon takimet në mes punonjësve në korporatë me palët e treta;
– Sipas kërkesës së Mbikëqyrësit kryen edhe punë të tjera që ndërlidhen me vendin e punës.
Kualifikimet e kërkuara:
– Diplomë të shkollës së mesme, preferohet shkollimi i lartë;
– Njohje të shkëlqyeshme të gjuhës angleze, njohja e gjuhëve të tjera është përparësi;
– Përvojë pune në administratë;
– Të posedojë aftësi të mira ndërpersonale;
– Aftësi të shkëlqyeshme organizimi dhe komunikimi;
– Aftësi për menaxhimin e punës nën presion;
– Të ketë aftësi të mira kompjuterike në gjithë aplikacionet e MC Office.
Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të
aplikojnë duke dërguar CV-në përmes e-mail adresës elektronike në: [email protected]

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme