Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj po qëndron për vizitë zyrtare në Turqi, ku po merr pjesë në panairin “IDEF’21”, Panairi Ndërkombëtar i Industrisë së Mbrojtjes.
Përmes një postimi në Facebook, Mehaj ka njoftuar se sot u prit në takim nga homologu dhe nikoqiri, Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Hulusi Akar.
Në këtë takim, ata diskutuan për bashkëpunimin bilateral në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë si dhe bashkëpunimin në fushën e industrisë dhe mbrojtjes.
Panairi Ndërkombëtar i Industrisë së Mbrojtjes IDEF, i cili mbahet çdo dy vjet që nga viti 1993, luan një rol të madh në zhvillimin e miqësisë dhe bashkëpunimit midis vendeve pjesëmarrëse.
IDEF, e cila mbulon të gjitha industritë që lidhen drejtpërdrejt dhe indirekt me industrinë e mbrojtjes, është një qendër e rëndësishme promovimi dhe tregu ndërkombëtar për kompanitë e industrisë së mbrojtjes, si dhe për vendet e tjera pjesëmarrëse. Duke rritur numrin e vendeve pjesëmarrëse, delegacioneve dhe kompanive sipas viteve, IDEF është është një nga pesë ekspozitat më të mëdha të industrisë së mbrojtjes në botë.
Panairi IDEF llogaritet si një ndër organizatat më të suksesshme dhe më të spikatura në sektorin e industrisë së mbrojtjes.
Postimi i plotë:
“Në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Turqisë, sot u prita në takim të veçantë nga homologu im dhe nikoqiri, Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Hulusi Akar.
Me këtë rast, isha edhe i nderuar dhe privilegjuar nga ministri Akar për takimin e parë të tij me mua, në ciklin e takimeve të planifikuara të tij me ministrat dhe shefat e mbrojtjes së vendeve pjesëmarrëse në panairin “IDEF’21”.
Në takim diskutuam bashkëpunimin bilateral në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë, si dhe bashkëpunimin në fushën e industrisë së mbrojtjes. Me këtë rast, ministrit Akar i shpreha falënderimin dhe mirënjohjen e thellë për rolin dhe kontributin e madh të shtetit, qeverisë dhe Forcave të Armatosura të Turqisë në ndërtimin dhe zhvillimin e gjithmbarshëm të vendit tonë, vet Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Sigurisë së Kosovës”.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...