Xhevahire Izmaku larohet nga PDK: Nuk besoj në projektin dhe vizionin e partisë

10:53 | 18 Gusht 2021
Përparim Bublaku

Ish- deputetja e PDK-së dhe anëtarja e Këshillit Drejtues, Xhevahire Izmaku ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet në këtë parti.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ku edhe ka treguar arsyet.

“Vendimi për t’u larguar nga shtëpia të cilën edhe vet e kam ndërtuar, nuk ishte aspak i lehtë, por rrugët tona ndahen këtu sepse unë më tutje nuk besoj në projektin dhe vizionin e PDK-së dhe kontributi im i mëtutjeshëm aty, nuk do të ishte i sinqertë”, ka shkruar ndër të tjera ajo./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme