Numrin 10 te skuadra e Barcelonës gjatë 21 viteve të fundit e ka mbajtur ylli i futbollit Lionel Messi, kurse tashmë pas largimit të tij nga katalunasit është vendosur emri i lojtarit i cili do të mbaj numrin 10.
Sipas “FCBN”, faqja zyrtare e tifozëve të Barcelonës, Ronald Koeman i ka besuar Philippe Coutinhos numri i fanellës 10 te skuadra e katalunasëve.
Kujtojmë se Barcelona nuk ka mundur të regjistrojë Messin në Laliga, pavarësisht që argjentinasi ka pranuar ulje pagë deri në 50%, andaj ai i dha fund aventurës së tij në Spanjë duke u trasnferuar drejt klubit francez, Paris Saint-Germain.
Sidoqoftë, yllit nga Brazili i është besuar numri 10 të fanellës.
Pavarësisht mendimeve të ndryshme se ai do të largohet, Koeman thuhet se ka besim të plotë në të dhe do të ja jap edhe një shanse për të shkëlqyer në “Camp Nou”.
Coutinho më herë ka pasur numrin 14 kurse tani është pa numër përshkak se tashmë numri i është dhuruar Rey Manaj.
Momentalisht janë vetëm dy numra të lira te skuadra e Barcelonës dhe ato anë numri 10 dhe 25. /arbresh.info/
Anisa dhe Driloni bisedojnë për dashurinë
Sindikalistët e shëndetësisë njofton për protestën e radhës ...
Dy shqiptarë të nominuar për çmimet vjetore të FIFA-s
Rumania fillon rinumërimin e votave pas akuzave për shkelje ...
Bebushja Luna Mari Ejlli rrëmben vëmendjen me veshje kombëta...
Hovenier: Falënderues për ushtarët amerikanë që shërbejnë në...