Google ADS

Çfarë duhet të ketë parasysh Kosova kur pranon afganët si refugjatë?

09:00 | 18 Gusht 2021
Përparim Bublaku

Kanë dhënë dritën jeshile, por institucionet e vendit duhet të jenë të kujdesshme me ardhjen e refugjatëve nga Afganistani në vendin tonë.

Kështu mendojnë njohësit e çështjeve të sigurisë kur bëhet fjalë për valën e refugjatëve që pritet të vij në vendin tonë.

Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi, thotë se drojë e vetme është verifikimi i tyre.

“Duhet pasur parasysh që talebanët i kanë liruar të gjithë ata militantë të Al-Qaeda, Al-Nusra, ata lehtë mund të infiltrohen në këtë valë të refugjatëve, për këtë arsye duhet të kemi kujdes nga sektori i sigurisë edhe pse ata janë përgatitur shumë mirë për këtë çështje, duhet të jemi të kujdesshëm që ata të verifikohen gjatë qëndrimit këtu dhe që jenë të mbikëqyrur në aspektin e sigurisë“, deklaron Ibishi për arbresh.info.

Ani pse ka anët negative ardhja e refugjatëve në Kosovë në aspektin ndërkombëtar është një dëshmi se Kosova është e gatshme për të bashkëpunuar me shtetin amerikan për të strehuar refugjatët afganë.

“Kjo është mirë në aspektin politik dhe vetë ne kem kaluar në atë fazë që kemi qenë të vendosur gati 1 milion banorë, por aspekti tjetër, edhe i vendosjes sipas kapaciteteve por edhe çështjeve të tjera financiare, ekonomike por edhe të sigurisë janë më të kufizuara, paraqesin sfidë për ne. Tash sa është mundësia ka pasur bisedime edhe më herët apo preliminare me lidershipin amerikan dhe besoj që përgatitjet janë bërë të gjithmbarshme edhe pse kjo ka shkuar me një shpejtësi të paparaparë”, shprehet Ibishi.

Se ardhja e tyre është një gjest human e thotë edhe njohësi tjetër, Avni Islami.

Madje sipas tij s’ka arsye të shqetësohet për mundësin që bashkë më refugjatët të infiltrohet edhe agjentë sekret.

“Mendoj se ky është një gjest human dhe pastaj e kemi borgj që të radhitemi krahas Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Të gjithë do të verifikohen ata që do të vinë këtu nga organet e sigurisë, andaj s’ka arsye për shqetësim”, thotë Islami për arbresh.info.

Lidhur më ardhjen e këtyre refugjatëve nga Afganistani pas pushtimit nga talebanët, kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se ka një muaj që kanë zhvilluar bisedime me Shtetet e

Bashkuara të Amerikës, për strehimin e refugjatëve nga Afganistani në Kosovë.

“Ne jemi shtet serioz, këtë punë e kemi bërë pa zhurmë dhe me shumë sukses, pasi çështja e tyre është e dhimbshme dhe ndjeshme e sigurisë”, deklaroi Kurti.
Pavarësisht kësaj, kryeministri Kurti nuk saktësoi se sa është numri i afganëve që do të mund të pranojë Kosova./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme