Google ADS

Parashikimi i motit për sot

07:14 | 18 Gusht 2021
A Z

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i ndryshueshëm.

Vende-vende priten edhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

18.08 – Më freskët. Paradite me kthjellime. Ditën vransirat shtohen, e vende-vende me mundësi për rrebeshe me bubullima.

19.08 – Në mëngjes pjesërisht vranët. Ditën jo aq nxehtë dhe kryesisht me diell.

20.08 – Më nxehtë, e kryesisht me diell.Temperaturat minimale luhaten nga 14C deri 18C, e maksimalet zbresin nga 35C në fillim të javës, deri në 27C e 28C nga mesi i javës.Fillimisht do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi 5-10m/s, e nga mbrëmja e së martës nga veriu e verilindja 4-10m/s.Shtypja atmosferike me tendencë të rënies./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme