Mjekja kujdestare në klinikën e pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Drita Telaku ka treguar për gjendjen të cilën gjendet pediatria.
Ajo në një intervistë për emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova ka treguar se praktikisht klinika është gati në kapacitetet e saj të plota, ku janë mbi 100 fëmijë të shtirë që në mesin e tyre janë edhe fëmijë të cilët janë të infektuar më COVID-19.
“Në kliniken e pediatrisë kemi një numër shumë të madh të pacientëve, praktikisht klinika është gati në kapacitete të plota, kemi shumë pak kemi vende të lira. I kemi mbi 100 fëmijë të shtrirë në mesi e tyre kemi fëmijë të infektuar me COVID-19”.
Ajo ka cekur edhe numrin e madh të fëmijëve të cilët kërkojnë ndihmë në pediatri, ku çka është vërejtur kohëve të fundit është se shumë prej tyre janë të infektuar më COVID-19.
“Në përgjithësi numri i fëmijëve që kërkojnë ndihmë në emergjencën pediatrike është shumë i madh, brenda ditës mund të vijnë 100 deri në 130 fëmijë të cilët kërkojnë konsultën mjekësore pediatrike. Çka është vërejtur kohëve të fundit kemi shumë fëmijë të cilët janë të konfirmuar me COVID-19”.
Talaku shtoi se katër fëmijë vetëm se janë hospitalizuar në klinikën e pediatrisë
“Për momentin fëmijët të cilët i kemi të shtritë, janë të moshës 14, 9, 16 dhe një fëmijë dy vjeçare, mirëpo kemi edhe fëmijë që janë nën moshën një vjeçare por gjendja e tyre është e mirë”.
Kur u pyet për vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për t’i vaksinuar fëmijët 12 vjeç e lartë ajo tha së është vendim i duhur.
“Mendojë që është një vendim i duhur i MSH për t’i ndihmuar fëmijët”.
I pandalshëm Ronaldo, 39-vjeçari realizon tjetër gol me Port...
Biden takon liderët e Koresë së Jugut dhe Japonisë
Kurti në 25-vjetorin e BQK-së: Duke kujtuar të kaluarën, men...
Abdixhiku në Podujevë: Bashkë me ju, ne do ta sjellim ndrysh...
Autoritetet zvicerane iu dalin “hak” huliganëve ...
Kosova dominon në Bukuresht, por nuk ka gola pas pjesës së p...