Dilema mori fund.
Ka muaj që në mediat e shkruara ka qarkulluar lajmi se cila nga moderatoret shqiptare, Luana Vjollca apo Arbana Osmani do e udhëheqin ‘Big Brother’.
Dhe, kësaj pritej siç duket i erdhi fundi, pasi moderatorja Arbana Osmani sapo ka njoftuar se ajo do e udhëheq emisionin.
Duke publikuar një postim të saj në Instagram, ajo shkroi se është tejet e lumtur për përzgjedhjen dhe emocionuar.
“13 vite më parë, kur isha vetëm 25 vjeç, Tani më besoi drejtimin e spektaklit që do të gozhdonte shqiptarët para ekranit për gati një dekadë. Dita kur në celularin tim ka ardhur mesazhi i tij “Urime për Big brother” ka qenë një nga ditët më të lumtura të jetës sime, e megjitheate kurrë nuk ma kishte marrë mendja që “Big brother” do identifikohej aq shumë me mua dhe unë me të sa që me kalimin e viteve mu bë si mbiemër:) Kur në prill të këtij viti drejtuesit e Top Channel më këtkuan drejtimin e formatit pikërisht sepse “nuk ka asnje kuptim nëse nuk je ti” gëzova njësoj si para 13 viteve, por nuk doja ta ndaja me ju pa filluar puna. Që atëherë, bashkë me një skuadër fantastike kemi punar dhe po punojmë çdo ditë për të risjellë në sezonin e ri në ekranin e Top Channel programin që prisni prej 4 vitesh. Me besimin që do te jetë një edicion i paharrueshëm, emocionues, drithërues e dinjitoz, siç e meriton. Shihemi në tetor, me Big Brother Vip”, shkroi ajo moderatorja.
View this post on Instagram
Zarf gri dhe eleminim, sonte pritet një ‘prime’ i zjarrtë në...
Kumbaro: Buxheti 2025 me rritje – 10,4 milionë vizitor...
Projektbuxheti 2025- Balluku: Financim Korridorit 8 dhe Blu,...
A të bën të lumtur paraja? Përgjigjen banorët
Kosova dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë Memorandumin e M...
Haradinaj: Të tjerët japin grante për familjarë, ne do të ul...