AVONET shpreh shqetësimin e thellë për menaxhimin e situatës së pandemisë nga Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.
I fokusuar tek fushata politike, ministri është larguar nga përgjegjësia që i takon për ta menaxhuar situatën, e cila ka dalë nga kontrolli, me shumë pak qytetarë të vaksinuar, e me mbi 1 mijë raste pozitive në ditë.
Andaj, rrjeti i OJQ-ve AVONET, kërkon reflektim të ministrit ndaj situatës së krijuar, në mënyrë që mos ta shfrytëzojë pushtetin për të përfituar ngritje politike në karrierë, mos ta keqpërdor autoritetin dhe pozitën për të fituar poena politik, sepse është vërtetuar se ministri Vitia, nuk di, nuk mundet dhe nuk ka vullnet që t’i dalë zot detyrës së tij, duke mashtruar kështu opinionin publik me deklarata shpeshherë të pavërteta, të cilat kanë dëshmuar dëshirën për ta kënaqur “egon” e tij.
AVONET ka monitoruar vazhdimisht dhe ka ngritur shqetësimin që ministri Vitia, nuk ka aftësi menaxheriale, është i papërgjegjshëm dhe ai paraqet shembull të shkeljes së detyrës zyrtare, duke u tërhequr në “pikun” e pandemisë nga detyra e tij, për ta shpallur kandidaturën për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet e tetorit, duke e lënë vendin në një situatë kaotike me pak persona të vaksinuar, me numër të vogël të qendrave të vaksinimit, me mungesë të personelit shëndetësor e me ankesa të shumta të qytetarëve për parregullsitë lidhur me këtë proces.
AVONET vlerëson se mungesa e menaxhimit po e dëmton edhe sistemin shëndetësor, duke rrezikuar jetën e qytetarit dhe mbylljen e sërishme të vendit, gjë qe do të ndikoj negativisht në ekonominë dhe gjendjen financiare të vendit.
AVONET duke marrë parasysh situatën aktuale, të krijuar si pasojë e mosdijes dhe mos menaxhimit të duhur kërkon nga ministri që të dorëhiqet nga pozita sepse ai vetëm po e rrezikon shëndetin publik dhe ekonominë e vendit./arbresh.info/
Alonso rikthehet në “Anfield”, por tashmë si kundërshtar i “...
Zhegrova kërkon të vazhdoj magjinë në Champions League
Atilla i flet për raportin me Drenushën dhe qëllimin në shtë...
Kontrolle në katër shkolla në Mitrovicë, sekuestrohen thika ...
Artiola Toska shtatzënë për herë të parë në moshën 51-vjeçar...
Anija italiane nis një tjetër grup emigrantësh për në Shëngj...