Greqia nuk do të lejojë që migrantët nga Afganistani të kalojnë drejt BE-së nga territori i saj, deklaroi sot ministri grek i Migracionit, Notis Mitarakis.
“Ne nuk duam që vendi ynë të bëhet porta drejt BE -së për njerëzit që duan të shkojnë në Evropë”, tha Mitarakis në komentet për transmetuesin kombëtar televiziv grek, ERT.
Ministrat e Brendshëm të BE-së janë planifikuar që nesër të diskutojnë situatën e re të krijuar në Afganistan, ku forcat talebane morën kontrollin efektiv të vendit.
Mitarakis theksoi nevojën për një politikë të përbashkët migracioni duke shtuar se vendi i tij do të vazhdojë të monitorojë ashpër kufijtë detarë dhe tokësorë me Turqinë.
“Ne nuk duam të shohim një tjetër 2015”, tha ai duke iu referuar krizës së refugjatëve në Evropë atë vit kur mbi 850 000 emigrantë hynë në Greqi nga Turqia.
Shumica e tyre udhëtuan për në Gjermani.
Greqia monitoron kufijtë e saj detarë dhe tokësorë me Turqinë me një numër të madh patrullash të rojave bregdetare dhe policisë kufitare, në shumë raste duke parandaluar migrantët të arrijnë në ishujt grekë. /ATSh
Osmani takon ndihmës sekretaren amerikane, diskutojnë për sh...
Mbahet Akademi Përkujtimore për nder të Afrim Bunjakut në nj...
Ndryshojnë tarifat e sigurimit të automjeteve në Shqipëri, n...
Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Jashari
Izraeli: Hezbollah fsheh raketa brenda shtëpive
Djali i madh i Zinedine Zidane pensionohet nga futbolli në m...