Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka thënë sot se një shqiptare ndodhet në Afganistan dhe po punohet për riatdhesimin e saj. Peleshi u shpreh se është kontaktuar nga familjarët e shqiptares dhe tashmë ka nisur puna nga Ministria e Jashtme që gjithçka të shkojë mirë.
“Jam kontaktuar nga familjarët e një shtetase shqiptare që jeton në Afganistan, ku punonte si përkthyesenë një organizatë të huaj, kam kontaktuar me Ministrinë e Jashtme dhe ata kishin nisur punën dhe po bëhet gjithçka për të riatdhesuar në mënyrë sa më të shpejtë. Besoj do të jetë një operacion që do të rezultojë me sukses ministria e Jashtme po bën një punë të shkëlqyer”, tha ministri.
Më tej ai u shpreh se Shqipëria do të pranojë emigrantët e afganë dhe akomodimi i tyre do të jetë për një periudhë të përkohshme.
“Nuk kam një shifër dhe nuk më takon mua ta them Ne kemi marrë një rol që është pritja dhe transporti i tyre në vendet që do të akomodohen, e theksoj në një periudhë të përkohshme”, tha Peleshi./Tvklan/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...