Fëmijët e lindur gjatë verës dhe që janë më të vegjlit në klasë ka gjasa që të preken nga depresioni dhe të abuzojnë me substance narkotike gjatë rritjes, zbulon një studim.
Shkencëtarët nga Londra kanë pohuar se të ashtuquajturit “fëmijë verorë” gjithashtu kanë më shumë gjasa të kenë arritje të ulëta arsimore, të tilla si nota më të dobëta, në kohën që ata lënë shkollën, shkruan Daily Mail, transmeton portal arbresh.info
Kjo nuk është vetëm sepse ata po humbasin kohë shtesë për të mësuar, por sepse ka diçka për të qenë më pak të pjekur në sjellje, njohje dhe shoqëri që “e vë një fëmijë në rrezik për shumë rezultate të mëvonshme”.
Sipas tyre kjo mund të ndodh pasi fëmijët më të vegjeël në klasë janë më pak të pranuar nga bashkëmoshatarët e tyre, gjë e cila dërgon në problem të shëndetit mendor më pas.
Fëmijët e lindur në verë mund të jenë pothuajse 12 muaj më të vegjël se disa nga shokët e tyre të klasës, dhe për këtë arsye kanë pasur më pak kohë për t’u zhvilluar.
Bazuar në gjetjet, ekipi po bën thirrje për fleksibilitet më të madh në lidhje me moshën e fillimit të shkollës, në mënyrë që fëmijët e lindur në verë të mos humbasin pothuajse një vit të tërë kalendarik të mësimit shtesë./arbresh.info/
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit
Bayern – PSG, publikohen formacionet zyrtare
20 vjet ARKEP, Kurti: Sot Kosova është një prej liderëve në ...
Ancelotti për Asencion: Jam i lumtur me të, do të jetë i mir...
“Jam komplet e zhgënjyer nga sjellja jote”, a e pranoj kërki...