Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media, deklaroi se ka një muaj që kanë zhvilluar bisedime me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për strehimin e refugjatëve nga Afganistani në Kosovë, shkruan arbresh.info.
“Qytetarët ku do në botë jo vetëm që e meritojnë por edhe iu takon demokracia, liritë dhe të drejtat, dhe ne shpresojmë dhe urojmë më të mirën për qytetarët e Afganistanit. Në anën tjetër, ka një muaj që Qeveria e Kosovës është në kontakt me SHBA-në, për të përgatitur në aspektin organizativ, strehimin dhe mbrojtjen e një numri refugjatëve të Afganistanit. Ne jemi shtet serioz, këtë punë e kemi bërë pa zhurmë dhe më shumë suksese, pasi çështja e tyre është e dhimbshme dhe ndjeshme e sigurisë”, deklaroi Kurti.
I pyetur nga Arbresh.info, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Ministri i Punëve të Brendshme është duke diskutuar më një ekip nga Shtetet e Bashkuar të Amerikës rreth strehimit të afganeve në Kosovë.
” Një ekip në krye më Ministrin e Punëve të Brendshëm tash e një muaj janë duke diskutuar për strehimin e refugjatëve afgan. Për hollësi më shumë rreth numrit të tyre që do të strehon dhe të gjitha detajet e tjera se ku do të qëndrojnë do ti mësojmë ditëve në vazhdim”, ka thënë Kurti.
Ai nuk ka dhënë detaje as për numrin e kosovarëve që gjenden në Afganistan dhe për kthimin e tyre në Kosovë.
Kurti po ashtu tha se është ministri i Punëve të Brendshme dhe shefi i stafit në Kryeministri, në krye të ekipit që po bëjnë bisedime me aleatët e SHBA-së.
“Ne e kemi SHBA-në aleatin kryesor dhe partnerin strategjik të pazëvendësueshme dhe çështja e strehimit të refugjatëve përveç aspektit humanist nga ana jonë, e ka edhe dimensionin nga partneriteti me SHBA. SHBA na kanë mbështetur në vazhdimësi, dhe kjo është vetëm një pjesë e kontributit tonë përkundër ndihmës së tyre të madhe për popullin tonë”, tha ai.
Tutje, Kurti bëri të ditur se hollësitë për refugjatët janë duke u diskuat më SHBA-në, dhe se kur ata të kenë njoftimet konkrete për numrin e tyre, do të bëjnë publike të dhënat edhe në Kosovë.
Këto komente i pari i ekzekutivit i bëri gjatë vizitës që bëri në Termocentralin Kosova A dhe në Termocentralin Kosova B./arbresh.info/
Komisioni Evropian s’do të jetë në gjendje ta nisë mandatin ...
Pacolli: AKR-ja bashkë me partnerët e koalicionit, do të par...
Lille-Real, formacionet zyrtare
Erdogan viziton Shqipërinë më 10 tetor
Hasani: Qeveria shqiptare e angazhuar në përafrimin e legji...
Berisha: Beteja jonë është sa kombëtare, aq evropiane dhe nd...