Kryeministri australian, Scott Morrison, është shprehur se nuk do të jenë në gjendje të ndihmojnë të gjithë afganët që kanë punuar me ushtrinë e vendit të tij.
Australia njoftoi të hënën se do të dërgojë 250 trupa në Kabul për të evakuuar qytetarët e saj dhe një numër të papërcaktuar afganësh që morën viza pasi punuan me ushtrinë australiane, transmeton portal arbresh.info
Forcat amerikane që kontrollojnë aeroportin e Kabulit rifilluan fluturimet e evakuimit të martën, një ditë pas skenave të kaosit kur afganët e dëshpëruar përmbytën aeroportin në një përpjekje për të ikur nga vendi.
“Ne do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që mundemi për ata që kanë qenë me ne,” u tha Morrison gazetarëve në Canberra.
“Sidoqoftë, unë dua t’u them hapur veteranëve se, pavarësisht përpjekjeve tona më të mira, e di që mbështetja nuk do të mbulojë gjithçka që duhet”.
Australia ishte pjesë e një force ndërkombëtare të udhëhequr nga NATO që luftonte talebanët dhe trajnoi forcat afgane të sigurisë në vitet pas përmbysjes së militantëve në 2001.
Më shumë se 39,000 ushtarë australianë shërbyen në Afganistan, dhe 41 prej tyre u vranë./arbresh.info/
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...