Fabrizio Romano sqaron të ardhmen e CR7

09:29 | 17 Gusht 2021
KRG

Cristiano Ronalo është përfolur për një largim  nga “Zonja e Vjetër”.

Pothuajse tërë verën, portugezi  ka qenë i lidhur men jë largim të mundshëm nga Juventusi.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Juventusi nuk ka pranuar asnjë ofertë për pesë herë fituesin e Topit të Artë.

Paris Saint-Germain kohëve të fundit  nuk ka shprehur interesim për ta nënshkruar portugezin, pasiqë dëshirojnë ta mbajnë yllin e tyre francez, Kylian Mbappe.

Manchester City gjithashtu  nuk shpreh më interesim për 36-vjeçarin sepse janë fokusuar ne transferimin e anglezit Harry Kane.

Kurse se fundmi, është raportuar se  trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka shprehur dëshirë për ta rikthyer Ronaldon te klubi i mbretërve. /arbresh.info/

Të ngjashme