Sistemi VAR do të inaugurohet sot në ndeshjen e Superkupës së Kosovës

08:53 | 17 Gusht 2021
KRG

Sot do të zhvillohet ndeshja e parë e Super Kupës së Kosovës.

KF Prishtina do të përballët kundër KF Llapit.

Ndeshja do të fillojë nga ora 20:00.

Në këtë ndeshje do të bëhet edhe inaugurimi i sistemit VAR.

Me këtë rast, Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, do të mbaj një fjalim ndërsa mediat do të mund të kenë qasje qendrat ku do të jetë i sistemuar VAR-i.

Ndeshja e Super Kupës ndërmjet Prishtinës dhe Llapit, do të jetë ndeshja e parë zyrtare  ku do të implementimet VARI-i.

Kujtojmë se ky sistem është futur në ligat e Kosovës me anë të kërkesës nga UEFA dhe FIFA.

Fillimisht, VAR-i është testuar në disa ndeshje miqësore mes ekipeve pjesëmarrëse në Super Kupën e Kosovës dhe siç duket gjithçka është gati për të përdorur ne ndeshjes zyrtare. / arbesh.info/

Të ngjashme