Vetëm tri ambasada mbeten në Kabul, largohet edhe India

08:55 | 17 Gusht 2021
S D

India është bërë vendi i fundit që ka evakuuar ambasadën e saj në Kabul, me një fluturim special që ka dërguar ambasadorin e vendit dhe anëtarët e tjerë të stafit në Indi.

Në një cicërimë të martën, Arimdam Bagchi, zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme, tha se vendimi ishte marrë për t’i zhvendosur ata “menjëherë”.

Kjo lë vetëm tre ambasada që veprojnë në Kabul – Rusia, Kina dhe Pakistani.

Indonezia ka thënë se do të mbajë një “mision të vogël diplomatik” në vend edhe pse po evakuon edhe ambasadën e saj.

Rusia më herët tha se do të evakuonte vetëm pjesërisht stafin e saj të ambasadës. Ambasadori i saj Dmitry Zhirnov do të takohet me talibanët sot më vonë, raporton BBC.

Ambasada kineze në Afganistan nuk ka komentuar se çfarë planifikon të bëjë më pas, por paralajmëroi shtetasit vendas kinezë që “t’i kushtojnë vëmendje të madhe situatës së sigurisë”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme