Google ADS

Biden ndan 500 milionë dollarë ndihmë për refugjatët afganë

08:14 | 17 Gusht 2021
S D

Në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë thuhet se Presidenti Biden po sanksiononte përdorimin e një fondi emergjent të refugjatëve në SHBA, me qëllim të përmbushjes së nevojave urgjente të papritura të refugjatëve, viktimave të konfliktit dhe personave të tjerë në rrezik si rezultat i situatës në Afganistan.

Aty po ashtu thuhet se paratë mund të përdoren përmes organizatave ndërkombëtare dhe bamirësive, si dhe departamenteve dhe agjencive qeveritare, shkruan BBC.

Ky veprim vjen vetëm disa orë pasi Biden mbrojti fuqishëm vendimin e tij për të tërhequr trupat amerikane nga Afganistani. Ai këmbënguli se nëse nuk do të kishte respektuar një marrëveshje largimi të negociuar nga administrata e mëparshme e Donald Trump, SHBA rrezikonte një kthim në konflikt të hapur me forcat talibane.

Por ai e ka bërë të qartë se çdo sulm ndaj personelit amerikan të përfshirë në operacionin e tërheqjes, do të pritej me forcë shkatërruese nëse është e nevojshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme