Gazetarja e CNN, Clarissa Ward ka qenë një nga korrespondentet kryesore të raportimit të ngjarjeve më të fundit në Kabul.
Një ditë pas triumfit të talebanëve ajo ka bërë një reportazh në rrugët e kryeqytetit afgan, por është detyruar që të veshë burka. Në një moment turma dëgjohet të brohorasë.
“Po thërrasin “Vdekje Amerikës”, por duken njerëz të shoqërueshëm” – tha ajo.
Ndërsa në afërsi të selisë së Presidencës pati një situatë të tensionuar.
“Më lanë në një cep. Më thanë të largohem sepse jam grua” – tha ajo.
Ndërsa qytetarë të thjeshtë që ajo intervistoi thanë se kërjojnë paqen dhe se e kanë të pamundur të parashikojnë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen./lapsi/
Ana dhe Kevini nuk e dinë kush e ka shpallur Pavarësinë e Ko...
Ruben Amorim merr vendimin e parë – bllokon largimin e yllit...
Mike Johnson: Programi i Trump-it nuk përfshin dëbimin e emi...
Gjesti dhe Xheneta sqarohen, diskutojnë gjerë e gjatë
Një qytetar nga Podujeva dorëzon në polici para të gjetura
Dita Botërore e foshnjeve të lindura para kohe – Një p...